Ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi. Akuzohet nga SPAK për atentatin ndaj ish prokurorit Ndoja

AKTUALITET


Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, eshtë esktraduar në Shqipëri nga Dubai, për llogari të SPAK. Ai dyshohet nga Prokuoria e Posacme se ka qënë I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, në vitin 2019.

 Dritan Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi  u kap në muajin shkurt 2023 në Dubai, ndërsa ndaj tij  GJKKO në vitin 2022 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për disa vepra penale.

SPAK e dyshon Dritan Shkëmbin, për 4 akuza, “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë,  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e Andi Malkoku, “Mbajtje pa leje e armëve” si dhe “Sigurim I Kushteve për të kryer vrasje”.

Sipas SPAK, Amar Shkëmbi ka qenë pjesë e grupit prej 11 personash që organizoi dhe kreu atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe edhe si Rumi.

Për të njëjtën dosje më herët janë arrestuar edhe Genti Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Deçka, Endrit Sinani dhe Juljan Pjetri. Ndërkohë, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe  u ekstraduan më hetër si organizatorë të atentatit.

Si pasojë e të shtënave në këtë atentat u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në spital Andi Maloku, i cili ishte shoferi i ish-prokurorit Ndoja, ndërsa u plagos edhe vetë ky i fundit.



Skip to toolbar