Vrau dhe dogji trupin e viktimës, ekstradohet krimineli i rrezikshëm nga Greqia

AKTUALITET


Një shtetas, i cili figuron në listën e personave të shumëkërkuarve nga policia shqiptare, është ekstraduar ditën e shtunë nga Greqia. Shtetasi Fatos Metushi, 53 vjeç, lindur në Boçovë, Fier, është ekstraduar nga Interpol Athina/Greqi drejt vendit tonë .

Metushi akuzohet për vrasjen me armë zjarri të shtetasit S.A. në vitin 1997, ndërsa në vitin 2000 ishte dënuar nga gjykata e Fierit me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit  Penal.


Pas dënimit të formës së prerë të kryer në mungesë, Policia ka shpallur edhe urdhër arrestin në kërkim ndërkombëtar për 53-vjeçarin.

Sipas policisë në vitin 1996 më 8 Mars,  Fatos Metushi ka vrarë me arme zjarri e më pas ka djegur personin S. A, i cili është vëllai i Edmond Arapit. Ky i fundit ka tentuar të hakmerret ndaj  Metushit por që nuk ka mundur ta vrasë.

Fatos Metushi ditën e vrasjes pasi e kanë masakruar e djegur viktimën së bashku me djalin e xhaxhait të vet Fredi Metushi, e kanë marrë kufomën dhe e kanë varrosur në fusha të fshatit Boçovë. Në ato vite Fatos Metushi u kap nga policia dhe u dërgua para drejtësisë. Gjykata e shkallës pare Fier e ka dënuar atë me 25 vjet burg. Pasi kreu afro dy vjet burg Fatosi Metushi, në trazirat e viteve 1997-1998 ka dalë nga burgu dhe është larguar jashtë kufijve të vendit derisa më pas u kap në Greqi.  




Skip to toolbar