Ekzekutohet ish anëtari i bandës së Lushnjës

AKTUALITET


Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku një 52 vjeçar është gjetur i vrarë në lokalin e tij.

Policia e Lushnjës njofton se personi i vrarë quhet  Enver Boriçi, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45 të mëngjesit të së shtunës, në lagjen lagjen “Kadri Gjystri”, në lokalin e viktimës.


Enver Boriçi është një emër i njohur për policinë, pasi ai njihet si  ish-anëtar i Bandës së Lushnjës. 52-vjeçari është vëllai i Arben Boriçit, edhe ky një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, i cili aktualisht po vuan dënimin me burgim përjetë, si anëtar i bandës së Lushnjes.

Dëshmitarët pohojnë se Enver Boriçi ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij, kur një person i maskuar është afruar dhe e ka qëlluar për vdekje.

Boriçi është qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Policia njofton se Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj vrasje.




Skip to toolbar