Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Dashnor Sulën pasi mbeti pa parti për të kandiduar në zgjedhjet e 11 Majit.
Kreu i qeverisë e thumboi duke u shprehur se Dash Sula “ndërtoi gjithë atë parti në Peqin dhe ia prishën natën, u gdhi në mëngjes dhe ia kishin marrë”.
“Gjithë ajo parti atje, nuk dihet se kush do ti hajë ato kokrra gruri se gjeli detit mbeti pa parti”, u shpreh ai.
Kryeministri theksoi se “gjel deti e kam kompliment se është në fushë të thatë, se të tjerët janë lluc”.
“Nuk është rastësi që kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare, ndërto ditën e prish natën. Ndërto Dash Sula gjithë atë parti në Peqin dhe ia prishën natën, u gdhi në mëngjes dhe ia kishin marrë partinë, ia morën natën partinë Dash Sulës.
Gjithë ajo parti atje, nuk dihet se kush do ti hajë ato kokrra gruri se gjeli detit mbeti pa parti. Gjel deti e kam kompliment se është në fushë të thatë, se të tjerët janë lluc. Mund të thuash çfarë të duash për atë, po ato që i ka, i ka”, tha Rama