Emigrantët në Britani, ambasadori-të rinjve: Mos shkatërroni jetën prej Tik Tok

Më të fundit


Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ‘Report TV’ tha se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Britanisë kundër emigracionit ilegal po jep rezultate dhe apeloi se emigrimi i ligjshëm është rruga më e mirë.

Sipas tij, nga janari në maj ka pasur 90% më pak shqiptarë krahasuar me vitin e shkuar.


“Jam me të vërtetë i lumtur që marrëveshja e arritur në dhjetor ndërmjet dy kryeministrave dhe marrëveshjet vijuese që kemi arritur, na thonë realisht se jemi partnerë të fuqishëm. Kryeministri në Mbretërinë e Bashkuar vajti në Dover jo më larg se të hënën. Tek fliste për progresin e bërë, ai sinjalizoi se si marrëveshja me Shqipërinë i ka sjellë rezultatet e saj shpejt. Kështu, në gjashtë muaj jo vetëm që janë riatdhesuar më shumë shqiptarë në Shqipëri, më shumë se 1.800 syresh, siç theksoi Kryeministri, por po shohim dhjetëra qytetarë që kthehen në Shqipëri çdo javë. Kjo është e rëndësishme jo sepse duam që njerëzit të qëndrojnë këtu, por sepse duhet të pengojmë njerëzit që të mos shkojnë në mënyrë të paligjshme. Nëse njerëzit duan të shkojnë në Britani, ata duhet të shkojnë rregullisht dhe jo në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, kjo marrëveshje na mundëson të bëjmë ndryshim me shifrat dhe kryeministrat kanë theksuar të dy se shifrat kanë rënë konsiderueshëm. Nga janari në maj, kemi 90% më pak shqiptarë krahasuar me vitin e shkuar dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dhe 20% rënie në përgjithësi. Këto janë ndryshime shumë të rëndësishme. Marrëveshja me Shqipërinë është arsyeja përse besojmë se ka sinjal shumë pozitiv për të ardhmen, dhe se kjo marrëveshje mund të ndihmojë në ndalimin e këtyre dimensioneve negative”, tha Alastair King-Smith.

Një thirrje e kishte për të rinjtë, të cilëve i kërkon që të aplikojnë për viza pune jo të paguajnë shifra 4000-5000 paund për trafikantët që bëjnë reklama në Tik Tok se bëjnë udhëtimin për në tokën britanike në mënyrë ilegale. 




Skip to toolbar