Emigranti shqiptar kapet në Irlandë me 1.1 milionë euro kokainë në makinë

AKTUALITET


Një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike është goditur nga autoritetet irlandeze. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar kokainë me vlerë rreth 1.12 mln euro.

Droga sipas autoriteteve u gjet në makinën e një shqiptari , 30-vjeç


Gjithashtu në këtë aksion u arrestuar një 30-vjeçar i cili aktualisht po mbahet në paraburgim dhe sipas autoriteteve i riu i arrestuar është shqiptar, por prej vitesh jeton në Dublin.

Droga e sekuestruar do të dërgohet për analiza ndërsa hetimet vijojnë ende.




Skip to toolbar