EMRAT/ Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht

AKTUALITET


Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë. Mësohet se një automjet i drejtuar nga shtetasi Shpëtim Limkaka përplasur një motomjet. Të dëmtuar kanë mbetur burrë e grua, Agron dhe Drita Hasaj, që ndodheshin në motorr. Ata kanë marrë fraktura në trup dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Ndërkohë, policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Njoftimi i Policisë:

Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al




Skip to toolbar