Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 68-vjeçar, Edvar Agalliu është marrë me forcë në rrugën “George W. Bush” në Tiranë dhe është mbajtur peng në një zonë periferike. Më pas autorët kanë kërcënuar bashkëshorten e 68-vjeçarit për t’i marrë 2 000 000 lekë.
Ngjarja ka ndodhur më datë 29.04.2025. Policia ka vënë në pranga shtetasit Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu, Nikoleta Begolli, të gjithë në Tiranë.
Shuma e parave i është dorëzuar 57-vjeçarit Bajram Ibraliu në zonën e Saukut, nga bashkëshortja e 68-vjeçarit.
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin 31-vjeçari dhe shtetasja 32-vjeçarja ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit Edvar Agalliu.
Sipas burimeve dyshohet se 68-vjeçari ka ngacmuar bashkëshorten e një prej autorëve dhe këta të fundit pasi e kanë marrë peng në këmbim të lirimit të tij kanë kërkuar shumën e 20 milion lekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.