EMRAT/ Shpërthimi tragjik, vdesin babë e bir në Lushnjë

AKTUALITET


LUSHNJË- Rëndohet bilanci i ngjarjes në qytetin e Lushnjës. Pas babait Roland Hoxha, ka ndërruar jetë dhe djali i tij, Elidon Hoxha duke e çuar në dy numrin e viktimave si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në një kapanon në Lushnjë.

Po ashtu shtatë persona të tjerë janë lënduar, përfshirë dhe deputetin socialist Bujar Çela. Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi, raporton se babai së bashku me të birin dyshohet se kanë qenë të dy në viç në momentin e aksidentit, i cili më pas solli shpërthimin tragjik.


“Kanë qenë të dy në brendësi të mjetit dhe kanë marrë më shumë plagë në frontin e shpërthimit”, raportoi ajo.




Skip to toolbar