Emrat/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, 47-vjeçari plagoset nga fqinji i tij. Policia në kërkim të autorit

AKTUALITET


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë pasditen e së shtunës.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Elbasanit”.


I plagosuri është 47-vjeçari Mirush Kalavari, i cili është qëlluar në këmbë me armë zjarri nga një fqinji i tij, Amarildo Kamberi.

Paraprakisht, dyshohet se ata janë konfliktuar për motive pronësie.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.




Skip to toolbar