EMRI/ 8 të vdekur, identifikohet shoferi që drejtonte “Benz-in” me emigrantë

AKTUALITET


Shoferi shkodran, i cili po drejtonte “Benzin” me klandestinë është Edison Bregaj.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, “Benzi i cili po drejtohej nga Bregaj humbi kontrollin në afërsi të Këlcyrës. Si pasojë 8 personat që ndodheshin në makinë humbën jetën.


Aksidenti tragjik la pas 8 viktima, shoferin e “Benz-it” dhe 7 emigrantët e paligjshëm që po transportonte.

Nga vendi i ngjarjes, gazetari Barkaj tha se makina po udhëtonte nga Përmeti drejt Këlcyrës. Shoferi i “Benz-it” ka parë dy policë që po patrullonin zonën në këmbë, është trembur dhe është kthyer drejt Përmetit. Shërbimet e policisë më pas kanë njoftuar patrullat, të cilat u vunë në ndjekje të makinës.




Skip to toolbar