Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në burgun e Shën Kollit në Lezhë, është konstatuar mungesa e Daut Hysen Laze, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë.
Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”
Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se se Laze me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit.
Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.
Për ngjarjen është njoftuar SHKBB dhe po punohet intesivisht në bashkëpunim me strukturat e policisë për kapjen e tij.