EMRI/ Bie nga tarraca e biznesit në Lezhë, 21-vjeçari në gjendje kritike

AKTUALITET


LEZHË- Një 21 vjeçar, banues në Torovicë, ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

Klajvert Çuni po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.


Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit./ abcnews.al




Skip to toolbar