EMRI/ Goditet me sende të forta efektivi i policisë në Shkodër

AKTUALITET


Sulmohet efektivi i policisë Admir Okaj. Ngjarja ka ndodhur afro para dy orësh, në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales në qytetin e Shkodrës.

Okaj është qëlluar me mjete të forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar. Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë.


Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit. Policia është duke hetuar ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje. /abcnews.al




Skip to toolbar