EMRI/ I dënuar me 3 vite burg për shitje kanabisi, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

AKTUALITET


Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Komisariatit Sarandë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-Edlor Omeri, 26 vjeç, banues në Sarandë.


26-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 19.07.2022, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këtij shtetasi, në vitin 2020, gjatë kontrollit fizik  shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis.




Skip to toolbar