“Emri im, i tribluar si top lecke”, Xhaçka: Nuk kam përfituar asgjë

AKTUALITET


Me protesta të vazhdueshme nga opozita dhe me duartrokitje nga kolegët e saj socialistë është ndjekur fjalimi i Olta Xhaçkës në seancën e sotme plenare.

Teksa theksoi se për çështjen e mandatit të saj është shprehur tashmë Gjykata Kushtetuese, ish-ministrja akuzoi deputetët e opozitës se e kanë “bërë mish për top” për interesat e tyre.


“Emri im është tribluar si top lecke…. Nuk mund të hesht sot për fajësinë që më është dhënë nga gjykata e shkallës zero. Askush nuk do të gjejë as edhe një fjalë timet kundër organeve të drejtësisë…”

Xhaçka theksoi se bashkëshortit të saj nuk i është dhënë asnjë status ekskluziv, por vetëm ligjor. Sipas saj, bëhet fjalë për një “investim 100 për qind privat me dokumentacion transparent”, në jug të vendit dhe se ajo dhe familja e saj nuk kanë përfituar asnjë lehtësim procedurial apo ndonjë qindarkë nga fonde publike.




Skip to toolbar