EMRI/ Në kërkim nga Italia, arrestohet në aeroportin e Valencias i riu shqiptar

AKTUALITET


Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle në aeroportin e Manisës në Valencia. Bëhet fjalë për Vullnet Dacin, 37 vjec, i njohur me pseudonimin “Ledi”.

Daci, një person me precedentë të shumtë penalë në Itali, ishte arrestuar në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Shefi” ku u godit një grup kriminal i trafikur ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali, ndërkohë që emri tij ka dalë sërish si i përfshirë edhe në operacionin “Kulmi” në 2020, sërish për trafik ndërkombëtar droge.


Ai ishte arrestuar për herë të fundit në korrik 2020 pasi kishte qëlluar disa herë me armë në një lokal të mbushur me njerëz në qendrën historike të Fasanos, pas një debati në rrugë me persona të tjerë.




Skip to toolbar