EMRI/ Nën akuzë për shpërdorim detyre, arrestohet drejtori i INUV në Sarandë

AKTUALITET


Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) në Bashkinë e Sarandës, Nasip Hoxha është arrestuar këtë të enjte.

ABC News mëson se Hoxha është vënë në pranga, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, për një rast në Ksamil.


Arrestimi i tij është kryer me urdhër të prokurores, Besjana Sadikaj.

Hoxha kishte rreth 5 muaj në krye të kësaj detyre.




Skip to toolbar