EMRI/ Ngjarja në Astir, ndërron jetë në spital i plagosuri

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në zonën e Astirit, në kryeqytet.

Policia bën me dije se i plagosuri, Amaralando Hoxhallari, 34 vjeç, ka ndërruar jetë. Ndërkohë autori, Darmian Keli, 25 vjeç, është arrestuar nga policia.

ABC News mëson se 34-vjeçari ka marrë 4 plagë me thikë, 2 ne gjoks (njëra pranë zemrës) ndërsa dy goditje të tjera i ka pasur në këmbë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi Amaralando Hoxhallari, ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al



Skip to toolbar