EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, ja kush ishte shënjestra

AKTUALITET


SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Shkodrës janë regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Shkodër.

Sipas policisë, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të Gentian Larushkut. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.


Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit Gent Larushkut 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.




Skip to toolbar