Endri Shabani: Angazhimi politik i vetmi me të cilin mund të ndryshojmë ndonjë gjë, s’kemi asnjë njeri që ka qenë në pushtet

AKTUALITET


Anëtari i Nismës Thurje, Endri Shabani i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka foluar për ambiciet e partisë së re dhe synimet.

Shabani thotë se vendimin për të ndërmarrë një angazhim politik erdhi pasi vetëm në këtë mënyrë u provua se mund të ndryshohet ndonjë gjë.


Po ashtu ai thotë se në Nismën Thurje nuk ka asnjë njeri që ka qenë në pushtet, dhe kjo është bërë me koshiencë të plotë.
Shabani zbulon gjithashtu se Nisma Thurje pranon si ideologjinë e majtë, si atë të djathtë.

”Kjo është hera e parë që angazhohem politikisht, por kam qenë aktivist. Se kam kaluar më parë se kam një neveri për politikën që bëhet në Shqipëri. I kam qëndruar larg. Sidomos pas turit kombëtar, gjithë pjesa tjetër ka qenë kundër përveç Hajdarit dhe 2-3 deputetëve. U injoruan 50 mijë firma. Nga kjo pikëpamje angazhimi politik i vetmi për të ndryshuar ndonjë gjë.
Në grupin tonë kemi njerëz që kanë jetuar jashtë, kanë jetuar Shqipëri. E para shqetësim është ekonomia, ndarja e shoqërisë. është thelluar ndarja mes grupeve sociale. Kjo vjen prej pabarazisë politike.
Nuk është se i kemi rënë në qafë ndonjë populli tjetër. Jemi vetëm për të mbrojtur territorin tonë. S’është që kemi humbur gjë. Të rinjtë shqiptarë janë të suksesshëm jashtë. I mungon sistemi që garanton të zotin. Jemi bashkuar bashkë, kemi rënë në disa mendime. Kemi rënë dakord tek karta 2020. Zakonisht shkohet këtu për disa para për të bërë një aktivitet. Ne hapëm një faqe në Go Fund Me. Reagim i jashtëzakonshëm. Janë mbledhur para për 1 muaj e gjysmë për të filluar turin. Bashkëpronësi si në kartën 2020, si në turin kombëtar që nisëm. Njerëzit nëse bëhen cinikë ose skeptikë është bërë për t’ua vrarë shpresën. Ekziston mundësia që mund të ndryshojë. Sigurisht s’mund të bëhemi si Gjermania, po pse jo si Sllovenia, Lituania e Letonia. S’ka asnjë gjë.
Nuk kemi asnjë njeri që ka qenë njëherë në pushtet. E kemi bërë me koshiencë të plotë këtë zgjedhje. Në lidhje me ideologjinë, si e majta dhe e djathta janë ide se si mund të ecë përpara shoqëria, njëra palë tregon se tregu ia jep mundësinë problemeve, tjetra thotë jo tregu nuk mund t’i zgjidhë problemet por shteti të jetë më social. Asnjëra nuk e ka për pasurimin e 4 vetëve.”- tha Shabani.




Skip to toolbar