Enver Hoxhaj voton bashkë me gruan e djalin: Sot është dita kur flasin qytetarët e jo politikanët

AKTUALITET


Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratiek të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij, Hoxhaj ka kryer detyrimin e tij qytetar. Ai tha se qytetarët sot janë para dy opsioneve dhe iu ka bërë thirrje që të dalin të votojnë.


“Sot është dita kur flasin qytetarët e jo politikanët. Ata janë para dy opsioneve, para rimëkëmbjes ekonomike apo para një opsioni të mjegullës dhe izolimit të vendit. Ju dëshiroj suksese të gjithë qytetarëve”, tha shkurtimisht ai.




Skip to toolbar