Erdhën pak ditë më parë në Gjadër, 43 emigrantët kthehen sërish në Itali, pas vendimit të Gjykatës

AKTUALITET


Kthehen për në Itali emigrantët që arritën pak ditë më parë në Gjadër, që do të qëndronin në kampet e ngritura për refugjatët, pas marrëveshjes së kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Georgia Meloni.

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Romë kanë pezulluar ndalimin e 43 emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti, të dërguar në qendrën e pritjes në Gjadër, duke referuar çështjen sipas vendimit të radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vendet e sigurta.Edhe transferimet e mëparshme të emigrantëve në Shqipëri të organizuara nga qeveria – tetorin dhe nëntorin e kaluar – u anuluan me vendime të magjistratëve të seksionit të imigracionit të Gjykatës së Romës, të cilët nuk vërtetuan ndalimet e urdhëruara nga selia e policisë së kryeqytetit



Skip to toolbar