Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan përshëndeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila kërkon që Izraeli të marrë masa paraprake për të shmangur një gjenocid në Rripin e Gazës.
“Dëgjova dhe mirëprita vendimin e rëndësishëm të Gjykatës, e cila urdhëroi masa paraprake kundër sulmeve çnjerëzore në Gaza. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër gjyqin për të parandaluar që krimet kundër civilëve të pafajshëm palestinezë të mbeten të pandëshkuar. Ne duam që sulmet të mbarojnë dhe Turqia mbetet në anën e palestinezëve. Ne punojmë për një armëpushim të menjëhershëm dhe paqe të qëndrueshme“, tha Erdogan.
Erdogan ka qenë mjaft kritik ndaj Izraelit pas ofensivës ushtarake që nisi në Gaza si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit në fillim të Tetorit. Erdogan e ka cilësuar Izraelin si një “shtet terrorist” ndërsa Hamasin, grupin palestinez të shpallur nga SHBA si organizatë terroriste, si “luftëtarë të rezistencës” të cilët, sipas tij, po tentojnë të mbrojnë tokën dhe popullin e tyre./abcnews.al