Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përshëndeti të gjithë qytetarët e Laçit, të cilët u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe që qeveria turke iu rindërtoi shtëpitë e rrënuara.
Në fjalën e tij, Erdogan tha se iu ka sjellë qytetarëve shqiptarë dashurinë e miliona turqve, ndërsa shtoi se “Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë”.
“I nderuar kryeministër, i dashur miku im, e nderuar kryetare e Kuvendit, të nderuar ministra, të dashur motra e vëllezërit e mi të qytetit të Laçit, të gjithë juve dua t’iu përshëndes me dashuri e respekt. Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurin e miliona zemrave dhe përshëndetjet e përzemërta të popullit të Turqisë. Ju kam sjellë njëkohësisht edhe përshëndetjet e vëllezërve e miqve tuaj në Turqi, zemrat e të cilëve rrahin së bashku me ju.
Nga këtu, përmes jush, dua të përcjell përshëndetjet e kombit tim të nderuar për mbarë Shqipërinë, për gjithë vëllezërit e motrat shqiptare. Dua të theksoj faktin se jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, së bashku me juve, me rastin e kësaj ceremonie kuptimplotë, dhe që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve dhe entuziazmit tuaj. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë”, tha Presidenti Erdogan.