Erdogan paralajmëron vizitën e Putinit në Turqi: Do të vijë së shpejti

BOTA


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar vizitën e homologut turk, Vladimir Putin në Turqi.

Putin dhe Erdogan kanë pasur një bisedë telefonike mëngjesin e kësaj të hëne, me rastin e ditëlindjes së liderit turk. “Në një bisedë telefonike që patëm të hënën, ai më tha se vizita në Turqi nuk do të vonohet. Ai falënderoi Turqinë për pozicionin e saj në platformat ndërkombëtare dhe shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet tona dypalëshe”, u tha udhëheqësi turk gazetarëve.


Më herët, megjithatë, përfaqësuesi i shtypit i presidentit rus Dmitry Peskov theksoi se Putin nuk po planifikon një vizitë në Turqi para zgjedhjeve presidenciale për shkak të agjendës së ngjeshur.




Skip to toolbar