Erdogan: Rusia është fajtore për sulmin ndaj Sirisë dhe Irakut, nuk i mbajti premtimet

BOTA


Turqia nisi sulmet ajrore në Siri dhe Irak për shkak të “refuzimit” të Rusisë për të përmbushur premtimet e saj dhe për të tërhequr grupet kurde nga kufijtë e Turqisë, tha në një deklaratë Recep Tayyip Erdogan.

“Megjithë paralajmërimet tona të përsëritura për Rusinë, e cila është përgjegjëse për spastrimin e terroristëve nga Iraku verior dhe Siria në përputhje me marrëveshjen tonë të Soçit të vitit 2019, Moska nuk e ka përmbushur dhe refuzon të përmbushë detyrën e saj”, citohet të ketë thënë ai.


“Ne kemi deklaruar se nuk do të heshtim kundër terrorizmit dhe se do të marrim masa nëse ata nuk e bëjnë këtë. Kështu, ne goditëm dhe eliminuam 12 fole terroristësh në Kobani”, shtoi ai.

“Turqia nuk do të heqë dorë, ky operacion anti-terrorist si nga ajri ashtu edhe nga toka do të vazhdojë”, citohet të ketë thënë presidenti turk.

Erdogan deklaroi gjithashtu se nuk ka diskutuar për operacionet turke në Irak dhe Siri.

“Ne nuk e kemi diskutuar çështjen e kryerjes së operacionit as me presidentin e nderuar të SHBA-së Biden dhe as me Putinin.

Si Biden, ashtu edhe Putin e dinë se ne jemi të aftë të kryejmë operacione të tilla, në çdo kohë,” tha Erdogan.




Skip to toolbar