EURO 2024/ “Krenar që jam pjesë e këtij grupi”, Simon Simoni, risia e Sylvinho mes “Legjionarëve”

Më të fundit


Ishte padyshim një nga surprizat e teknikut Sylvinho, në listën paraprake prej 27 futbollistësh të grumbulluar, për Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.

Bëhet fjalë për “gardianin” e talentuar të portës, Simon Simoni, me portierin e “Shqiponjave” të Eintracht Frankfurt, që po “lufton” për një vend në listën përfundimtare të brazilianit.


Simoni, tashmë 19-vjeçar duket të jetë shumë i lumtur për grumbullimin e tij, me Kombëtaren A dhe lumturinë e tij nuk e ka fshehur aspak, teksa me anë të një postimi në profilin e tij zytar, në Instagram është shprehur se ndihet shumë krenar, që ështe pjesë e grupit “Kuqezi”, në këtë minifazë përgatitore, të Evropianit të Gjermanisë.

Simoni e ka garën me Elhan Kastratin për rolin e portierit të tretë, pasi duket e vështirë që të mbeten jashtë një mes Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës, megjithatë asgjë nuk është e pamundur, me ish-talentin e portës së Dinamos, i cili këtë sezon ka zhvilluar plot 22 paraqitje me skuadrën e dytë të Eintracht Frankfurt, duke bindur kështu teknikun Sylvinho ta grumbullojë me Kombëtaren. /i.m /abcnews.al




Skip to toolbar