Zjarr në spitalin e Shkodrës, evakuohen pacientët

AKTUALITET


Në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë ka rënë zjarri, ku për fat të mirë flakët u vunë në kontroll duke shmangur një tragjedi të mundshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:05 të mëngjesit të kësaj të shtune në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë, e për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Evakuimi i tyre është bërë në kohë, duke bërë që dëmi të jetë vetëm material.

Flakët janë neutralizuar në kohë nga shërbimi zjarrfikës, përpasojë flakët nuk u përhapën në dhomat e tjera. Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se shërbimi po vijon pa ndërprerje.


“Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.   Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.  Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.  Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”, thuhet në reagim e tyre.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.

Spitali Rajonal Shkodër ka bërë me dije se shërbimi po vijon pa ndërprerje, e ndërsa thekson se si pasojë e zjarrit në dhomën e pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë nuk ka të lënduar.“Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.   Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.  Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.  Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”, thuhet në reagim.




Skip to toolbar