Express: Shqiptari më i kërkuar në Europë fshihej mes turistëve britanikë

AKTUALITET


Gazeta britanike, Express, shkruan se shqiptari më i kërkuar në Europë, u kap teksa fshihej mes turistëve britanikë në Spanjë.

Policia e Spanjës e arrestoi Lulzim Berishën, 52 vjeç, pas dy vitesh në arrati.


Gazeta shkruan se Berisha është kreu i një bande të rrezikshme kriminale në Shqipëri, përgjegjëse për një numër vrasjesh që nisin që nga viti 1998.

Arrestimi i tij ndodhi në një apartament në një destinacion popullor pushimesh për britanikët në zonën e Alicante-s.

Karriera kriminale e Berishës nisi në vitet ’90, ndërsa banda e tij kishte një ndikim shumë të madh në rajonin e Durrësit, duke u bërë eksportuesja kryesore e kokainës dhe armëve në Shqipëri.

Pavarësisht se ishte dënuar me 25 vite burg, ai arriti t’i shpëtonte drejtësisë shqiptare dhe të arratisej nga vendi.

Ai jetonte në Alicante me një identitet të ri dhe me një pasaportë falsë. Atje e thërrisnin me pseudonimin ‘Durrësi’.

Një gjykatë në Madrid do vendosë për ekstradimin e tij, të cilin ai e kundërshton me forcë.




Skip to toolbar