Fatmira Hajdari në Vetting, DSIK: Papërshtatshmëri për të vijuar detyrën si gjyqtare, ka deklarim të pasaktë të pasurisë

AKTUALITET


Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, e veja e Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari, ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të procesit të vetingut.

Ajo shoqërohej nga avokati Maksim Haxhia, ku do të vlerësohet sa i takon pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale.

Vlerësimi për të do të bëhet nga trupa e KPK e drejtuar nga Roland Ilia dhe me anëtar Firdes Shulin dhe Etleda Çiftja.

KPK vlerëson se Fatmira Hajdari rezulton se nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015.

887m2 truall, nuk e ka deklaruar në 2013, 2015 dhe në deklaratën e vettingut. Tre njësi dhe 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207.400 euro, pasuria në total. Ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting.

KPK konstaton se subjekti nuk ka deklaruar fillimin e punimeve investimin në një godinë 5 katëshe, dhe gjithashtu edhe të një objekti 10 katësh, ndërsa për këtë të fundit janë regjistruar të gjitha në emër të familjarëve.

Në deklaratën vetting nuk janë deklaruara qartë pasuria e lartëpëmendur 207.400 euro.

Djali Kiri Hajdari ka shitur një lokal me vlerë 160 mijë euro tek Qyteti Studenti, të ardhura që sipas Hajdarit janë përdorur për ndërtimin e godinës.

Në lidhje me të ardhurat nga bar kafeja ndër vite është konstatuar se nuk ka qenë fitimprurës në vitet 2009-2011, ndërsa mungon dokumentacioni i të ardhurave. Mungon informacioni në lidhje me të ardhurat. Ka blerë dy makina Mercedez Benz 53 mijë euro dhe 19.800 euro.



Skip to toolbar