Fatos Baxhaku, “Qytetar Nderi” në Elbasan, e bija: Këtu kishte rrënjët

AKTUALITET


Bashkia e Elbasanit ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” gazetarin dhe publicistin Fatos Baxhakun pas vdekjes. Të pranishëm në ceremoni ishin vajza e tij, vëllai, familjarë dhe miq.

“Bashkë me familjarë e bashkëpunëtor kujtuam në një ceremoni në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” penën e artë të gazetarisë shqiptare, mikun Fatos Baxhaku. Themeluesit të gazetarisë bashkëkohore shqiptare, pionerit të reportazheve, publicistit brilant dhe prindit shembullor, Këshilli i Bashkisë së Elbasanit e nderoi me titullin ‘Qytetar Nderi’ pas vdekjes”, shkruan kryebashkiaku i e Elbasanit, Gledian Llatja.

“Elbasani është qytet shumë i rëndësishëm për të, janë rrënjët e tij, origjina e tij dhe e donte shumë këtë qytet” tha vajza e tij, Bora. Baxhaku ndërroi jetë në 16 gusht të vitit të kaluar në moshën 55-vjeçare. Baxhaku lindi në Tiranë me 9 janar në 1964. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu ne gjimnazin “Ismail Qemali”.

Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Unversitetin e Tiranës ne fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua ne histori. Që nga 1986 e deri ne 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i pare i lajmeve në televizionin “Klan”. Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”. Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Nga viti (2015) ai ishte gazetar në profesion të lirë. Fatos Baxhaku ka qenë disa here pedagog i jashtëm i gazetarisë në universitetet e Elbasanit dhe Tiranës, si dhe ka qenë anëtar i Komitetit Shqiptar te Helsinkit.



Skip to toolbar