“Fëmija ka marrë traumat e para”, psikologia: Nëse Princi Leka është dhunuar, kjo është e dënueshme

Më të fundit


Psikologia Denata Toçe ka deklaruar në emisionin “Real Story” se vajza e Princit Leka dhe Elia Zaharisë ka marrë traumat e para dhe në të ardhmen do t’i gërshetohet dhe historiku mediatik.

Ajo ka theksuar se nëse Princi Leka është dhunuar nga ish-vjehrri apo ish-gruaja, kjo është e dënueshme.


“Fakti që në atë skenë ndodhet një vajzë e vogël dhe në skenën e gjithë kësaj zamadhahije mediatike ndodhet prap ajo vajzë e vogël, që nesër do bëhet e rritur dhe do të ketë nga mbrapa këtë histori, unë ndej keqardhje. Se ka dhunë aty, se ka momente shumë të vështira të cilat mund të kenë ekzistuar në çift ne nuk e dimë këtë gjë, se ka konflikte mes dy personave ne nuk e mohojmë dot, se ka konflikte në martesë dhe jo kur jemi në procese divorci, ka konflikte që shoqërohen me dhunë jo vetëm verbale, por ndonjëherë dhe fizike. Kjo ekziston dhe kjo nuk do të thotë që unë personalisht e ligjitimoj. Kjo do të thotë që ekziston dhe pikë. Që nga ky moment nëse Zoti Leka është dhunuar, nga ish-vjehrri apo nga ish-gruaja, në të gjitha rastet kjo është e dënueshme. Gjykata duhet të shprehet lidhur me këtë gjë, pikërisht në emer të atij fëmije të mitur, se siguria fizike është dhe siguri mendore të atij fëmijës së vogël. Në rastin konkret kemi një fëmijë që ka marrë traumat e para dhe me të do të gërshetohet dhe ky historik mediatik, që ja si kanë reaguar fëmijët e mi“, tha Toçe./abcnews.al




Skip to toolbar