“Fëmijët tanë duan bukë!” Naftëtarët e Ballshit hyjnë në grevë urie, të gatshme t’ju bashkohen dhe punonjëset femra

AKTUALITET


Pas protestave të njëpasnjshëm, naftëtarët e Ballshit vendosën të hyjnë sot në grevë urie. Mësohet se i pari që është futur në grevën e urisë ka qenë kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj, duke iu bashkuar dhe 9 punonjës të tjerë.

Edhe punonjëset femra të kësaj rafinerie kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’ju bashkuar grevës. Sipas tij, greva e urisë do të vijojë deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre.


“Greva e urisë do vijojë deri në zgjidhje. Kjo grevë është ekonomike. Të vijnë të plotësojnë kërkesat tona, ne te kundert le ta mbyllin rafinerine. Kerkojme mbrojtje nga deputetet e qarkut. Vetem te vdekur dalim qe ketu. Femijet tane duan buke”, pohuan ata.

Sipas Dautajt, kjo nuk është një grevë politike. “Duke menduar se gjatë kësaj kohe të gjatë që naftëtarët janë në protestë. Që prej muajt janar jemi përpjekur me të gjitha forcat, me protesta, indiferenca e tyre është tallëse. Ne i kemi dhënë opsionet tona; le të fillojë punë rafineria me njerëzit e duhur që mos të gjendemi në rrugë. Opsioni i dytë; le të mbyllet rafineria. Ne disponojmë vendimin e gjyqit, kërkojmë lekët, bukët e fëmijët. Nuk dimë se çfarë të kërkojmë më. S’ka rëndësi numri i protestuesve. Sikur një të rrijë në grevë urie, kauza qëndron. Cili do pronar të vijë, të dalë garant shteti. Ata po të kenë guximin dhe tagrin, le të vijnë mes naftëtarëve, të ofrojnë zgjidhje. Shoh se këtu ka mashtrim. Protesta e parë para portës së Rafinerisë, ishte paqësore.”, tha Dautaj.

Ndërkohë, jashtë hyrjes së rafinerisë vijon edhe protesta e naftëtarëve.




Skip to toolbar