Edicioni i 108-të i “Giro d’Italia” filloi nga Durrësi më 9 maj dhe do të përfundojë pas 21 etapash prej 3,443.3 kilometrash në Romë të dielën më 1 qershor.
Për herë të parë në histori turneu do të ketë tre etapat e para në Shqipëri. Nisja e Etapës së Parë u krye në orën 13:10 nga Durrësi për të arritur në kryeqytetin e vendit, Tiranë, pas 160 kilometrash. 184 çiklistë nisën pedalimin që pritet të përfundojë pak pas orës 17:00 në Tiranë.
13:10 – Segmenti që të çon në fillimin zyrtar të fazës së parë të ‘Giro-s; është 9.2 kilometra i gjatë. Ky është starti i 15-të i ‘Giro d’Italia’ jashtë Italisë.
13:10 – Fillon ‘Giro d’Italia’ nga Durrësi, çiklistët kanë filluar pedalimin drejt km 0 ku gara nis zyrtarisht.