Filmohen momentet e fundit para rrëzimit të avionit në Nepal, pasagjeri ndodhej live në Facebook

BOTA


Janë publikuar momentet e fundit brenda avionit në Nepal, para se të rrëzohej në tokë duke vrarë të paktën 68 persona në bord. Një pasagjer para se të ndodhte rrëzimi tragjik ndodhej live ne Facebook.

Pamjet, të cilat janë marrë nga një indian i quajtur Sonu Jaiswal, tregojnë pasagjerët duke buzëqeshur ndërsa avioni fluturon mbi shtëpi. Në video shihet se kamera fillon të dridhet papritur dhe pasagjerët dëgjohen duke bërtitur.


Vërtetësia e pamjeve nuk është konfirmuar nga MailOnline, megjithëse Times of India thotë se ka folur me kushëririn e Jaisëal, i cili konfirmoi se 29-vjeçari ishte në aeroplan.

Në bordin e avionit ndodheshin 72 persona, ku përfshiheshin 15 të huaj. Të paktën 68 persona dihet se kanë vdekur pasi u rrëzua pranë aeroportit të ri të qytetit.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit tha se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi katastrofën. Avioni kontaktoi për herë të fundit me aeroportin nga afër Grykës së Setit në orën 10:50 të mëngjesit me orën lokale (5:05 të mëngjesit GMT) përpara se të rrëzohej.




Skip to toolbar