Filmuan çerdhen në Tajlandë, gazetarët e “CNN” kërkojnë falje dhe gjobiten

BOTA


Dy gazetarë nga agjencia e lajmeve “CNN”  kanë kërkuar falje për raportimin e tyre të javës së kaluar mbi tragjedinë në një kopsht parashkollor në Tajlandë ku vdiqën 37 persona, mes  tyre 23 fëmijë.

Gazetarët hynë në ndërtesë kur ndodhi sulmi dhe filmuan nga vendngjarja. Të dy u akuzuan për ndërhyrje dhe filmim pa leje në skenën e krimit.


Më pas, të dy u liruan nga akuzat, por u gjobitën që po punon si gazetarë ndërsa ishin me vizë turistike.

Reporterja Anna Coren dhe kameramani Daniel Hodge kanë pranuar të largohen nga vendi. Gjithashtu ata kanë kërkuar falje në një video që është bërë virale falë transmetimit nga mediat lokale, e cila duket se është regjistruar brenda një komisariati policie.

Faljen time më të thellë… sidomos familjeve të viktimave të kësaj tragjedie –  na vjen shumë keq që ju kemi shkaktuar më shumë dhimbje e vuajtje. Ne e dimë që vendi juaj po kalon një periudhë të dhimbshme dhe nuk erdhëm këtu për të shkaktuar më shumë pikëllim”, tha Coren, e cila së bashku me Hodge, u gjobitën me 5000 Baht secili (133 Dollarë).




Skip to toolbar