“Fitore e vështirë”, Lewandowski e pranon: Është grup i fortë. Santos: Rezultat i drejtë

Më të fundit


Në Poloni festojnë, por jo plotësisht. Përballë Shqipërisë kapen vetëm pas 3 pikëve, humbja kundër Republikës Çeke në premiere, e bënte fitoren detyrim përballë kuqezinjve. Mediat polake nuk i kursyen kritikat ndaj ekipit të Fernando Santos, por tekniku portugez e sheh gotën gjysmë plot:

“Mund të jemi më mirë në aspektin kolektiv, por ky detaj do të përmirësohet në të ardhmen, kemi shumë punë përpara. Ishte një fitore e rëndësishme, e drejtë”, u shpreh Santos në konferencë për shtyp.https://www.youtube.com/embed/APd473e1POw


Roberto Lewandowski, nuk arriti të linte gjurmë në këtë përballje, vetëm një rast, i shpëtuar nga Mihaj në vijën fatale. Kapiteni i palokëve vlerëson lojën e Shqipërisë, ndërsa pranon se ky do të jetë një grup i vështirë, këtë e vërtetoi kjo përballje:

Lewandowski

“Shqipëria ishte e organizuar mirë në mbrojtje, na la pak hapësira. Sigurisht kishim kontrollin e lojës, por duhet ta kishim vrarë ndeshjen. Kemi shumë punë përpara dhe besoj se trajneri e di shumë mirë këtë. Kjo sfidë tregoi edhe një herë se ky është një grup i vështirë, këto sfida që në letër duhet t’i fitosh do të jenë përcaktuese për këtë grup”, u shpreh Lewandowski në përfundim të sfidës.




Skip to toolbar