Deputeti i Partisë Demokratike, Falmur Noka është paraqitur në SPAK ditën e sotme.
Noka u paraqit në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10:16.
Në hyrje ai nuk bëri asnjë koment për gazetarët. Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK.
Por kujtojmë që në maj 2024, SPAK nisi zyrtarisht hetimet pasurore për Nokën dhe familjen e tij.