Flet babai i gjykatëses Hoxha: Vajza u kërcënua

AKTUALITET


Flet babai i gjykatëses Enkeleda Hoxha e arrestuar për korrupsion në gjykatën e Krujës. Bejlul Hoxha ka deklaruar se vajza e tij është e ndershme dhe nuk ka bërë kurrë padrejtësi. Ai madje shton se vajza e tij është kërcënuar për të dhënë disa vendime.

Babai shtoi se pavarësisht se prej 19 vitesh ka k♪7rkuar transdferim nga ajo gjykatë ku ai pretendon se është kërcënuar, kjo ditë për të nuk erdhi kurrë.


Ndërsa ndodhej në gjykatë për të pritur masën për të bijën ai shprehet se e ka pritur SPAK-un, natë e ditë, pasi është krejtësisht i ndershëm dhe se paratë e gjetura në shtëpi janë të ligjshme, për të cilat ka dokumente.

“Me përgjegjësi kërkoj t’i vejë e vërteta në çdo skaj të vendit atij që e do dhe sidomos drejtësisë që ka vuajtur dhe po vuan dhe po që se vazhdon kështu, zor se do t’ja arrijë.

Vendimet e vajzës sime janë të dyshimta si ka mundësi të bjerë tre herë një kapoband e krimit? Si ka mundësi, kush më thotë?

Vajza ime bëri 19 vjet atje, kush gjyqtar ka ndejtur në një gjykatë 19 vjet? I kam 35 telegrame që ka kërkuar vajza transferim. Si paska për tre kryetarë gjykatash e nuk ka për vajzën time? Ajo ka një fëmijë 19 vjeç autik që sot ka ditëlindjen. I uron gjyshi dhe do të mbahem unë deri sa ta mbaj atë fëmijë që ta shohë nënë të lirë (përlotet).

Enkeleda është kërcënuar nga njerëz brenda gjykatës. Shoqet e saj vijnë me X5 dhe ajo ikën me bidonat e qumështit në punë. E bën 19 vjet rrugën Tiranë-Krujë me autobus”,- tha babai i gjyqtares.




Skip to toolbar