Flet gruaja e Endri Mustafës: 15-vjeçari e nxori nga shtëpia, me sms të koduar

AKTUALITET



Ingrid Mustafa, bashkëshortja e Endri Mustafës, që u gjet i vrarë dje në Shkodër, ka thënë se nuk është Ibrahim Lici autori i vrasjes së tij.

Për mediat, ajo është shprehur se me familjen Lici kanë marrëdhënie të shkëlqyera, duke hedhur akuza mbi 15-vjeçarin Ergys Malja, i arrestuar si bashkëpunëtor i Ibrahim Licit.


Sipas saj, ka qenë i mituri që e ka nxjerrë Endri Mustafën nga shtëpia, pasi ka dërguar një mesazh të koduar në telefon.

Ingrid Mustafa shprehet se në telefonin e bashkëshortit të saj ka ardhur me mesazh imazhi i një kali, që kishte kuptimin se ai duhej të dilte nga shtëpia dhe të shkonte në zonën e Livadheve, ku më pas  u gjet i vdekur.

“Nuk e kemi nga Licët, me to kemi marrëdhënie të shkëlqyera, jap deklarate kudo siç kam dhënë në polici. Të pyetet i mituri se për çfarë e ka nxjerr nga shtëpia Endrin dhe kush e ka pritur. Ai është përdorur për ta çuar në livadhe. Endri më tha vij për 10 minuta.  Ai përdori kodin kur të nis një kalë, dil nga shtëpia”, ka thënë ajo.