Fluksi për festa, shtohen sportelet në pikat e kalimit me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut

AKTUALITET


Me rastin e festave të fund vitit shtohet edhe fluksi i emigrantëve që hyjnë në pikat e kalimit kufitar. Për të përballuar këtë situatë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se ka komunikuar me homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut për të shtuar sportelet në pikat përkatëse të kalimit ndërmjet kufijve.

Reagimi:


Gjatë festave shumë bashkëatdhetarë dhe turistë të shumtë vijnë në Shqipëri për të festuar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve. Po ndjekim orë pas ore situatën në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut (Kakavijë, Kapshticë, Qafëthanë) ku në momente të caktuara krijohen radhë të mjeteve që presin të hyjnë në Shqipëri kryesisht.

Dëshiroj të falenderoj kolegët ministra të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut përkatësisht Giannis Oikonomou dhe Oliver Spasovski, me të cilët sapo kam komunikuar, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar. Nuk paraqiten vonesa të shumta në pikat e tjera të kalimit me Kosovën dhe Malin e Zi, por vijojmë të ndjekim dhe aty flukset.




Skip to toolbar