Analisti Arben Meçe në emisionin “Real Story” përballë kandidates për deputete Blerina Gjylameti tha se PS ka përparësi në këto zgjedhje se është një forcë e mirë organizuar dhe që bashkëpunon. Ai shtoi se me të gjitha zhvillimet infrastrukturore, por jo vetëm PS, duhet që të krenohet, sepse sipas tij në të vërtet ka me çfarë krenohet.
Ai bëri krahasimin e PD me PS. Sipas tij janë shumë të ndryshme në ideologji, PS e organizuar, ka frymën e grupit, kurse PD është individualiste.
“PS ka përparësi në këtë proces sepse është e organizuar. Kjo është forca kryesore e PS në zgjedhje, sepse një parti e organizuar ka benefite të jashtëzakonshme. E gjithë puna e tyre është në terren. PD ka një filozofi të ndryshme me PS.
PD është më individualiste, PS është më në grup. Projekte zhvillimi PS ka se me çfarë të krenohet. Kurse kreu i partisë tjetër thotë se do të mbyllë hotelin e Llogarsë. Shikoj korridorin 8, korridorin blu, dhe me këto plane në një pozicion shumë të favorshëm gjeopolitik”, tha analisti.