FOTO/ Ky është i riu që ndërroi jetë pas shoqërimit në komisariat

AKTUALITET


Laer Kurti, 32-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital, pasi u shoqërua nga efektivët e Komisariatit nr.3 ka qenë përdorues droge.

Dyshohet se ai ka qenë nën hetim më herët edhe për falsifikim monedhash, por në Gjykatën e Shkallës së Parë mori pafajësi dhe më pas çështja kaloi në Apel.


Dyshohet se viktima vuante edhe nga epilepsia.

Ndërkohë në morg nuk është paraqitur ende asnjë familjar. Trupi i 32-vjeçarit po i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Ngjarja nisi rreth orës 23:07 të një dite më parë, ku gjatë kontrollit të territorit, kur policët e komisariatit 3 i bënë thirrje për të ndaluar 32-vjeçari, i cili iku me vrap.

Policia e ka ndjekur më pas për ta ndaluar në rrugën “Don Bosko” e për ta shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Sipas policisë, gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar. I riu ndërroi jetë në spital.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar