Foto/Poloni, demostruesit hedhin pleh organik jashtë rezidencës së ambasadorit rus

BOTA


Protestuesit hodhën dy ton pleh organik jashtë shtëpisë së ambasadorit rus në Poloni sot për të shënuar dy vjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.

Aktivistët vendosën një flamur të lyer me bojë të kuqe me shkronjën “Z” dhe një pankartë ku shkruhej:”


Ne nuk të duam në BE, largohu nga këtu!”, sipas fotove të demonstratës në qytetin Konstancin-Zeriorna, afër Varshavës, ku ndodhet rezidenca e ambasadorit.

Protestuesit bënë thirrje për largimin e ambasadorëve rusë.

Ndryshe nga shtetet baltike, të cilat kanë dëbuar ambasadorët rusë, Polonia deri më tani nuk e ka ndërmarrë atë hap, pavarësisht se ka dëbuar diplomatët.




Skip to toolbar