FOTO/ Vizita e Lord Cameron, Tirana shpalos posterin gjigand të sekretarit britanik

AKTUALITET


TIRANË- Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Cameron do të vizitojë Tiranën më 22 maj. Ai do të takohet me kreun e Shtetit, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga vizita e David Cameron, kryeqyteti është stolisur me flamuj të Britanisë së Madhe, ndërsa janë vendosur postera gjigand të sekretarit britanik në godinën e Universitetit Politeknik.


“Welcome Lord Cameron”, thuhet në posterin gjigand. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Cameron do të mbajë një konferencë për mediat dhe do t’ju përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.




Skip to toolbar