FOTOT/ 20 vite nga kthimi i Familjes Mbretërore në Shqipëri

AKTUALITET


Më 28 qershor 2002, mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare kishin pushtuar Tiranën dhe rrugët e Rinasit për të pritur Mbretin e tyre dhe Familjen Mbretërore.

Familjen Mbretërore Shqiptare e përbërë nga: Nëna Mbretëreshë Geraldinë, Mbreti Leka I, Mbretëresha Suzan, Princi trashëgimtar i kurorës Leka II tashmë kishin shkelur në tokën e tyre. Mbreti Leka për mediat e shumta do të shprehej; “Dua të falënderoj popullin shqiptar, shtetin shqiptar që na dha këtë rast me u kthye në atdheun tonë”.


Karvani i gjatë i makinave kishte marrë rrugën drejt Tiranës ku pas 63 vitesh në mërgimi po kthente Familjen Mbretërore përfundimisht në atdheun e vet.

Sot, 20 vite më vonë Princ Leka ka postuar fotot,  ku familja mbretërore kthehet në vendlindje pas një emigrimi të stërzgjatur, teksa shkruan:

Sot bëhen 20 vjet nga kthimi i Familjes Mbretërore Shqiptare në atdhe mbas një emigrimi të detyruar dhe të stërzgjatur.  Në këtë ditë do të donim të kujtojmë jo vetëm ata burra dhe gra që sakrifikuan me Familjen Mbretërore për një Shqipëri të lirë dhe Europiane, si në emigrim dhe në Shqipëri, por edhe ata deputetë, përfaqësues te popullit në Kuvendin e Shqipërisë që shembën murin dhe rrezuan ligjin qe ndalonte kthimin e Familjes Mbreterore ne Shqipëri si dhe realizuan dëshirën dhe vullnetin e Nënës Mbretëreshë Geraldinë që të mbyllte sytë në vendin që e deshi dhe e mirëpriti si Mbretëreshën e tyre. Natyrshëm që në këtë 20-vjetor të rikthimit të Familjes Mbretërore në atdhe, e vetmja pyetje që i shtrojmë vetes është nëse mund të bëjmë akoma më shumë për vendin dhe njerëzit.

Sikurse në të kaluarën, misioni i Familjes Mbreterore mbetet një dhe i pandryshuar: paqja sociale, prosperiteti dhe vëllazërimi mes shqiptarëve. Shqipëria jonë ka nevojë për të gjithë ne, që ta ndërtojmë dhe ta bëjmë një vend të dashur, mbi të gjitha për rininë tonë. Shqipëria jonë ka potencialin për të qenë e lakmushme nga të gjithë. Zoti e bekoftë Shqipërinë tonë!”,https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPrincLekaOfficial%2Fposts%2F579453976878899&show_text=true&width=500FOTO GALERI1/10




Skip to toolbar