FOTOT: Rama uron 110 vjetorin e Pavarësisë krah Dua Lipës

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë 110 vjetorin e pavarësisë krah Dua Lipës e cila dje ka marrë pasaportën shqiptare.

“Me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, këtë ditë të bekuar të kombit tonë që sot do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej,” – shkroi Rama në Facebook.


Këngëtarja do të performojë me rastin e 28-29 Nëntorit në shesh, në një koncert që do të jetë falas për të gjithë qytetarët që do të duan ta ndjekin.




Skip to toolbar