Franca refuzon bllokimin e tretë nga Covid-19

BOTA


Franca ka refuzuar një bllokim të tretë për shkak të coronavirusit, sepse kostot “ekonomike, sociale dhe njerëzore” nuk mund të justifikohen, ka thënë sot kryeministri Jean Castex.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë një konference shtypi Castex tha se stabilizimi i niveleve të reja të infeksioneve dhe një shpërndarje e vaksinimit që do të vijë do të thotë se qeveria mund të përmbahet nga vendosja e një bllokimi të ri.


Castex tha se vendimi për t’u mbyllur për herë të tretë është peshuar ndaj faktorëve të tjerë dhe ligjvënësit francezë kanë vendosur që është i pajustifikueshëm.

“Përparësitë e mundshme të një bllokimi të tretë mbarëkombëtar në luftën kundër përhapjes së coronavirusit duhej të peshoheshin kundrejt kostos në” terma ekonomikë, socialë, njerëzorë dhe ndonjëherë edhe shëndetësorë”, ka thënë Castex.

Ndryshe, autoritetet shëndetësore në Francë raportuan dje 316,47 raste të reja të coronavirusit, për një milion njerëz, një shifër e ndjekur nga 331.09 e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithsesi, Castex ka theksuar se nuk ishte ‘koha’ për të qetësuar kufizimet aktuale, të cilat përfshijnë mbylljen e kafeneve dhe restoranteve përveç për “marrje me vete”, dhe të qendrave të mëdha tregtare, dhe kufizime të ashpra kufitare, veçanërisht për udhëtimet jashtë BE-së.

Përveç masave të vendosura, Castex tha që puna në distancë duhet të inkurajohet ‘kudo që të jetë e mundur’.

Castex pranoi që Franca filloi programin e saj të vaksinimit më vonë se vendet e tjera, por tha se fillimi i ngadaltë kishte qenë për shkak të vështirësive të qenësishme në shpërndarjen e vaksinave për njerëzit e moshuar.




Skip to toolbar