FRESSH 30-vjeç, Spiropali: Kundërshtarët formalë, brava dhe shuli i kanë mbyllur Shqipërisë derën

Më të fundit


Fressh feston sot 30 vjetorin e themelimit. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentit Elisa Spiropali, në fjalën e saj u shpreh se Partia Socialiste është e vetmja parti që punon për të ndryshuar vendin dhe se sot është më e mira në skenën politike.

Spiropali gjithashtu reagoi me kritika për kundërshtarët politikë, ndërsa nuk la pa shigjetuar edhe opozitën.


Ndërsa u ndal tek përplasjet e brendshme të PD, Spiropali tha se opozita nuk ka më çfarë t’i ofrojë Shqipërisë.

‘PS nuk është e keqja më e vogël. Është sot e mira e vetëm në skenë  politike shqiptare. Kundërshtarët tanë formal, brava dhe shuli, tokmamu dhe blindi kanë mbyllur shoqërisë dhe Shqipërisë derën në fytyrë. Lufta e brendshme është kthyer në një skenë tallëse dhe pa qëllime kombëtare. Partia që lindi 31 vite më parë nga aspirata për lirinë , PD ka sot Sali Berishën ofertë dhe kundër ofertë nënproduktin e tij që nuk arrin ti nxjerrë asnjë thinjë vetes së tij le më punë që nuk di të bëjë. Edhe kur braktisën parlamentin në bëmë çmos që të gjejnë gjuhën si bijë dhe bija të të njëjtës tokë. Ne sot nga këtu themi jemi krenarë që nuk jemi si ata, jini krenarë sepse për ne kundërshtarët nuk janë armiq.

Ne nuk fyejmë nuk linçojmë nuk denigrojmë dhe nuk godasim me ç’të na vijë për dorë,. Ne armë kemi vetëm të vërtetën. ne nuk e vëmë partinë mbi Shqipërinë  dhe as veten për gjithçka. Opozita jonë e vertetë jeni ju, shpresa dhe të rinjtë e këtij vendi. PS ka fituar garën me kundërshtarin politik. Ambiciet tona janë të pafundme, gara jonë është vetëm e ëndrrën tuaj. Opozita më e dha jeni ju dhe kryeministri Edi Rama. Ne jemi vetëkritikë, opozitë e vetes, vetëkorrektohemi. Është misioni ynë që të na thërrasin Ne duhet të ngjizim një bashkim të ri që shkon përtej këtyre kritikave. Ne do t’ja japin dorën të gjithë shqiptarëve ka dallim. Ne duhet të punojmë për ëndrrën tuaj, pushteti për ne nuk është qëllim por mjet për të arritur qëllime më të larta’, tha Spiropali.




Skip to toolbar